Një mosmarrëveshje për pagesën e qerasë ka përfunduar në tragjedi në Itali. Një 48-vjeçar është qëlluar për vdekje në shtëpi nga një 29-vjeçar kubanez me precedentë të mëparshëm, i arrestuar si i dyshuar për veprën penale të vrasjes me dashje.
Vrasësi i dyshuar është vënë në pranga nga policia teksa po tentonte të hiqte rrobat me gjak pranë shtëpisë së viktimës.
Sherri dhe krimi ka ndodhur nën sytë e banorëve të dy godinave, të cilët kanë treguar gjithçka para hetuesve dhe kanë dhënë alarmin. Viktima, i sulmuar me thikë me dy goditje vdekjeprurëse në pjesën e pasme të kokës, ishte një punëtor që jetonte prej vitesh në Itali dhe jetonte në Desio in via Matteotti së bashku me partneren e tij.
Prej disa kohësh, për t’ia dalë mbanë, ai i kishte dhënë strehim 29-vjeçarit kubanez, duke i dhënë me qira një dhomë, me marrëveshje verbale dhe pa kontratë kontributi për qëndrimin në shtëpinë e tij.
Pas vonesës që ishte e përsëritur në pagesën e qirasë së padeklaruar, kubanezi kishte vendosur të largohej. Pronari, megjithatë, u paralajmërua për këtë tentativë arratisjeje nga partnerja e tij, e cila ishte vënë në dijeni për qëllimet e qiramarrësit.
Prej aty filloi një sherr i dhunshëm, me tone gjithnjë e më të nxehta, gjë që bëri që të dy të kapnin fizkisht njëri-tjetrin.
Më pas 29-vjeçari ka rrëmbyer një thikë, ka ndjekur pronarin dhe e ka sulmuar nga pas, duke e plagosur për vdekje në pjesën e pasme të kokës.
Ai me gjasë ka tentuar t’u shpëtojë goditjeve, është rrëzuar në ballkonin e jashtëm të objektit, në një pellg gjaku, ndërsa sulmuesi i tij ka vazhduar ta godasë me shqelma dhe grushta, siç raporton një dëshmitar.