“Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im. Se përcakton Departamenti i Shtetit kë kam mik, E përcakton morali dhe bindja ime. Edhe në burg të shkojë nesër do jetë miku im”. Kështu deklaronte Edi Rama tre vite më parë pasi SHBA e shpalli Dakon “non grata”.
Ish-kryebashkiaku për të cilin SPAK-u lëshoi urdhër-arresti akuzohet për shpërdorim detyre për një leje ndërtimi të dhënë 11 vite më parë.
Hetimi ka nisur rreth 1 vit më parë. Fillimisht ka nisur për një ndërtim pa leje të bërë në Durrës, ku dyshohet se janë përfshirë shumë ish zyrtarë, mes tyre edhe Vangjush Dako.
Pas “non gratës” si përfundoi “peshku” i madh Dako në “rrjetën” e SPAK-ut?
Por përse u arrestua tani?
Dako është marrë në pyetje disa herë nga SPAK-u, seanca e fundit disa ditë më parë. Por në fund prokuroria vendosi që Dakon ta arrestonte pas zgjedhjeve të 14 Majit.
Opozita e ka denoncuar se Dako edhe në zgjedhjet e fundit ka qenë “makineria” e socialistëve në qytetin bregdetar për të fituar mandatin Sako.
Rrethohet shtëpia në Durrës! Gazetarja: Vangjush Dako u arrestua









