-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dako u arrestua! Shabani: SPAK, tani merrini pasurinë “Gjushit”

Kryesoret

Nisma Thurje që drejtohet nga Endri Shabani pas arrestimit kërkon sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

“Arrestimi i Dakos është një hap i parë që duhet të shoqërohet me çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë atyre që për 33 vjet, e kanë zhvatur këtë vend në përmasa kataklizmike, duke mos mbetur vetëm në nivelet e dyta e të treta, por duke shkuar tek kokat kryesore që e kanë drejtuar këtë zhvatje masive.

Janë pikërisht ato parà të vjedhura nëpërmjet korrupsionit dhe rryshfetit, ato që e kanë katandisur Shqipërinë në vendin e fundit jo vetëm në Europë, por edhe Ballkan, për pagën mesatare, apo për pensionet mesatare që nuk përmbushin as kërkesat për minimumin jetik.

Nisma Thurje nxit SPAK dhe BKH që këto arrestime të shoqërohen me sekuestrimin e gjithë parave dhe pasurive të paligjshme që këta individë iu kanë rrëmbyer qytetarëve shqiptarë, nëpërmjet vjedhjes së taksave apo pronave të tyre. Ky duhet të jetë qëllimi final i luftës – Kthimi mbrapsht në buxhetin e shtetit të të gjitha parave që kanë vjedhur dhe individëve pronat që iu janë vjedhur.

Njëkohësisht ne nxisim SPAK që të çojë përpara edhe çështjet e tjera të korrupsionit që janë denoncuar në SPAK nga Nisma Thurje, të cilat po vazhdojnë të mbeten pa përgjigje edhe pse kanë kaluar disa vite nga denoncimi i tyre” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit