-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Dakos: “Gjushi” u dorëzua vetë! Janë dy padi, por SPAK u nxitua

Kryesoret

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është dorëzuar vetë në drejtorinë e policisë së Tiranës në momentin që u njoftua nga mediat se kundër tij kishte një masë sigurimi të lëshuar nga SPAK-u.

Lajmin e konfirmoi avokati i Dakos, Petrit Ismaili. Ai tha se Dako u akuzohet për shpërdorim detyre për dy dosje. Në çështjen e parë ka qenë padia e një grupi banorësh për lejet e ndërtimit të një pallati, katet shtesë dhe së dosja e dytë lidhet me një padi të deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj.

Në vija të përgjithshme kam qenë në dijeni. SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike, opinionistëve, politikës dhe ndërkombëtarëve dhe po merr masa të nxituara.

Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Në momentin e arrestimit, jam unë që njoftova policinë, pas sinjalizimit nga mediat, se kishte një masë sigurimi. Njoftova policinë dhe u dorëzua vetë. Dako ishte në Tiranë.

Nuk ka shkuar policia në shtëpinë e Dakos. Bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia e Durrësit. Mund të jetë zbardhur me vonesë, por nuk do të thotë se është pa leje” tha avokati.

Por çfarë tha Dako pas arrestimit? “Dako ishte në kontakt me SPAK-un. Ka dhënë të gjitha sqarimet. Bëhet fjalë për dy vendime kolegjiale, jo të Dakos për fushën e ndërtimit. Dako është i gatshëm që të ballafaqohet me drejtësinë. Dako nuk ka pasur probleme, normal ka qenë, pjesa emocionale, stresi. Këto janë” tha Petrit Ismaili.

A foli Dako? Avokati: Është i gatshëm që të ballafaqohet me drejtësinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit