Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili tha në një deklaratë për mediat nga drejtoria e policisë së Tiranës se se ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste, një kallëzim i deputetit të PD, Ferdinand Xhaferri para zgjedhjeve të 2021 dhe një kallëzim i një grupi banorësh për një pallat të pakolauduar. Isamili u shpreh se SPAK po vepron nën trysni mediatike dhe se nuk ishte e nevojshme masa e arrestit me burg për Dakon.
“Sapo u ekzekutua vendimi i GJKKO e cila ka vendosur arrest me burg për Dakon. Akuza, është një shpërdorim detyre në dy raste. Një rast është kallëzim i një grupi banorësh të një pallati që pretendojnë se ka patur shkelje në kolaudim.
Një kallëzim është nga Ferdinand Xhaferri në prag të zgjedhjeve 2021. SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike dhe të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë.
Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia” tha ai. Por cilat ishin fjalët e Dakos në përballjen e parë me policinë? “Është i gatshëm që të ballafaqohet me drejtësinë” tha avokati, duke cituar fjalët e Dakos.
Avokati i Dakos: “Gjushi” u dorëzua vetë! Janë dy padi, por SPAK u nxitua
You must log in to post a comment.