-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush po luan me fatin e Kosovës? Prestigjiozja gjermane “gjyq” Albin Kurtit!

Kryesoret

Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë? Ky është artikulli që gazeta më e madhe prestigjioze gjermane i ka dedikuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës. Shkrimi i përgatitur nga Michael Martens, thotë se politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, janë në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit.

Ai argumenton këtë pikëpamje, mes të tjerave në artikull ku thotë se një konflikt i ri në oborr të Europës Juglindore, është gjëja e fundit që i duhet perëndimit aktualisht.

“Kryeministri Albin Kurti dëshiron të përdorë gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë – dhe ka qenë goxha e suksesshme deri më tani. Megjithatë, Kurti po ia bën shumë të lehtë.” – shkruhet në një paragraf tjetër ku argumentohet qëndrimi i tij.

Ai këtu përmend marrëveshjen e vitit 2013, që parashikon edhe Asociacionin përveç integrimit të serbëve të veriut në institucionet e Kosovës. Martens thotë në artikull se Kurti po pengon Asociacionin me “arsyetime pjesërisht të dobëta”.

Gazetari argumenton pse fjalët e Kurtit kundër Asociacionit nuk qëndrojnë. Sipas tij, duke e refuzuar edhe vetë idenë e një Asociacioni serb të komunave, Kurti po ia bën më të lehtë planin Vuçiqit për destabilizimin e Kosovës dhe për fajësimin e Prishtinës për një gjë të tillë.

“Kjo nuk është në interes të Kosovës, dhe as të Perëndimit”, shkruhet në artikullin e prestigjiozes gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit