Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në aksin rrugor Tiranë -Durrës, në afërsi të Sukthit.
Në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa mësohet se, një nga mjetet ka tentuar të parakaloj dhe ka humbur kontrollin duke goditur mjetin tjetrin nga pas.
Drejtuesi i mjetit që është goditur nga pas së bashku me pasagjerit janë dërguar në spitalin e Durrësit. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, sakaq policia ndodhet në vendngjarje.