-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Militantët e tij kërcënuan deputetët, Basha: Tensionin e ushqen kultura e vjetër

Kryesoret

Ish-kryetari që kërkon që të rikthehet në krye të PD-së ka reaguar për herë të parë pas incidenteve në mesnatë ku mbështetësit e tij kërcënuan disa prej deputetëve të grupit pasi ishin kundër kryetarëve të degëve që në fillim të zhvillohet procesi për zgjedhjen e lidershipit të ri. Basha thotë se debati brenda ishte konstruktiv.

Sa i përket incidentit jashtë, shprehet se refuzon dhe dënon me forcë “çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike e baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”. Por në fakt, në këtë rast sipas dëshmive nuk kishte “ushqim” nga të tjerët, por ishin njerëzit e tij që kërcënuan.

“Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit