-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sharje dhe ofendime! Militantët e Bashës ndjekin deputetët në errësirë (VIDEO)

Kryesoret

Lulzim Basha po tenton që të marrë me forcë Partinë Demokratike, që i ka mbetur vetëm vula dhe logoja. Mbrëmja e djeshme ishte e tensionuar. Sharje, ofendime dhe deri në kufijtë e përplasjes fizike.

Në momentin që në selinë e re të PD-së zyrtare përballë Kryesisë së Kuvendit po zhvillohej mbledhja për të vendosur për procesin zgjedhor të partisë, mbështetësit e Bashës ishin gjatë gjithë kohës pas derës duke kërcënuar, sipas gazetarëve dhe operatorëve që ishin duke ndjekur zhvillimet deri në orët e para të mëngjesit.

Në fund teksa nisi procesi i votimit për të vendosur nëse më parë do të bëhej analiza dhe zgjedhja e drejtuesve do të fillonte nga baza në qendër apo e kundërta, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi dhe deputetë të tjerë u larguan nga salla.

Por në dalje u përballën me kërcënimet dhe ofendimet e militantëve të Bashës, të cilët i ndoqën deri tek kangjellat e kryesisë së Kuvendit.

10 orë tensione e debate, hapet gara për kreun e PD! Bardhi e deputetët braktisin mbledhjen, ofendohen nga militantët e Bashës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit