-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqyrtimi për sanksione ndaj Kosovës, BE: Ne nuk komentojmë për ngjarjet e supozuara

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshirë këtu edhe sanksione ndaj Kurtit dhe ministrit Sveçla.

Lidhur me këtë Telegrafi ka pyetur zëdhënësen e Bashkimit Evropian, Paloma Caballero.

Caballero ka thënë se BE-ja nuk komenton pretendimet apo dokumentet që janë të sopozuara, e po ashtu që rrjedhin nga një vend i tretë, siç është SHBA-ja.

“Ne nuk komentojmë për rrjedhjet e supozuara, dhe në veçanti jo për diçka që pretendon të jetë një dokument i supozuar i një vendi të tretë në lidhje me veprimet e supozuara të BE-së”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Faza e parë e sanksioneve do të përfshinte ngrirjen e të gjitha fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës, fondet amerikane dhe projekte të tjera të financuara nga Perëndimi.

Faza e dytë do të ishte qëndrimi pasiv i aleatëve të Kosovës ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontingjentit amerikan në Kosovë, si dhe përjashtimi nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Ndërkohë, kryeministri Kurti tha se de-eskalimi i situatës në veri nuk mund të zgjidhet me trysni dhe përmendje pasojash.

Ai pranoi se ka sfida në diskutimet me emisarët Lajçak dhe Escobar por u shpreh i bindur se do të mund t’i sqarojnë të gjitha paqartësitë, derisa shtoi se s’ka marrë asnjë ultimatum nga ata për zgjidhjen e situatës në veri./Telegraf

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit