Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për herë të parë për draftin që Edi Rama njoftoi se ka hartuar për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Berisha, tha se teksti i draftit u hartua në Beograd. Edi Ramën, e quajti edhe njëherë vasal të presidentit serb, Vuçiç.
“Maska ra. Aleati i Vuçiçit shpalosi veten si një vasal i shpifur i doktrinarit dhe njërit prej autorëve të njërit prej autorëve të gjenocidit serb në Kosovë. Njeriut që me politikën e tij, të Serbisë së Madhe është faktor destabilizimi kryesor në Ballkan dhe pas Putinit të madh edhe në Europë, Vuçiç.
Sot, Rama në detyrim doli dhe informoi shqiptarët se ka hartuar dhe dorëzuar tekstin e marrëveshjes së Asociacionit në Kosovë. Teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. Akt i shëmtuar. Nxit dhe nuk qetëson konfliktin. Edi Rama përpiqet që të zgjidhë problemin e tij me Mcgongal” tha Berisha.