Ka kaluar tashmë një muaj pas tragjedisë në Itali, ku Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis, vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika si edhe plagosi bashkëshorten e tij, Tefta Malaj.
Shqiptari vrau italianin, më pas shkoi të godiste edhe gruan por e pësoi vajza e tij që tentoi të mbronte të ëmën.
Në zonën kur ndodhi ngjarja, qytetarët thonë se ishte një tragjedi e madhe, dhe se askush nuk e priste.
“Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”, shprehen ata.
Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga Taulant Malaj.
“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë do të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, thotë vëllai i tij Gianluca. Ai shton se e ëma e tij 80 vjeçare nuk ka dalë kurrë vetëm nga banesa pas ditës së tragjedisë.
“Nëna ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, shprehet Gianluca.