Pas 68 minutash lojë më në fund ka ardhur goli i parë i ndeshjes mes të Manchester Cityt dhe Interit të cilët po luftojnë për trofeun dhe titullin kampion të Champions League.
Citizens janë afër tani që të fitojnë trofeun e parë të garës më të madhe për klube në Evropë, ndërsa do të jetë edhe tripleta e parë në histori për ta, pasi kanë fituar tashmë Ligën Premier dhe FA Cup-n.