Taulanta Jupi, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike, e ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, ka folur për situatën politike brenda PD zyrtare, dhe konfliktet e brendshme, referuar këtu asaj që ndodhi në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj force politike.
Sipas Jupit, ajo në këtë mbledhje ka qenë pjesë e grupit që mendonte që procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të hapej sa më parë.
“Unë në mbledhjen e kryesisë kam qenë pjesë e grupit për të marrë aktet e duhura. Kam votuar për të hapur menjëherë garën për kryetar të Partisë Demokratike. Ka dy rrugë, ose ta ringremë PD-në ose të dorëzohemi dhe të shuhet Partia Demokratike.”, u shpreh ndër të tjera Jupi.