-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çarja “Basha” në PD! Bardhi letër Kryesisë: Pa këshillin kombëtar s’ka kryetar të ri

Kryesoret

Thellohet akoma më shumë çarja brenda PD-së zyrtare. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi paraditen e sotme përmes një letre i kërkon Kryesisë të thërrasë Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Bardhi i kërkon kryesisë të mblidhet të mërkurën dhe të vendosë thirrjen e Këshillit, i cili sipas tij ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në kërkesën e tij, ai argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që sipas tij vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

Por grupi i Bashës në PD kërkon që të shmanget mbledhja e Këshillit Kombëtar, Kryesia të emërojë Komisionin Zgjedhor dhe të zgjasë mandatin e kryetarëve të degëve duke i komanduar deri në përfundim të procesit zgjedhor për kryetarin në 29 Korrik.

Nesër përballja e Bardhit me grupin e Bashës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit