Dje gjykata e Vlorës i ka dhënë mandatin Fredi Belerit, që u zgjodh në 14 Maj në procesin për zgjedhjen e organeve të qeverisjes lokale. Vendimi është firmosur nga gjyqtarja Herila Çela.
Tashmë nëse do të ishte i lirë Beleri do të betohej dhe më pas do të merrte drejtimin e bashkisë, por në fakt është në masë arresti me burg në spital. Ai u arrestua për blerje votash dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 Majit.
Nëse nuk betohet brenda afatit të përcaktuar nga ligji, Beleri e humbet mandatin që fitoi nga burgu.