-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i Kurtit për shtensionimin e situatës në Veri, Borrell i përgjigjet shkresës!

Kryesoret

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell i është përgjigjur letrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për 5 pikat e propozuara lidhur me situatën në Veri.

Në shkresën e tij drejtuar Kurtit, Borrell citon se kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe SHBA-ja lidhur me situatën në Veri janë të qarta, ku citon se kryetarët e zgjedhur duhet të largohen nga komunat dhe të ushtrojnë detyrën e tyre në hapësira të tjera.

Një tjetër pikë që kërkon shefi i BE është që të mbahen zgjedhje të tjera lokale në katër komunat veriore.

Zyrtari i lartë i BE-së ka thënë se do të organizohet një takim i nivelit të lartë në mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe ka kërkuar që të ndërmerren veprime të de-përshkallëzimit të situatës në Veriun e Kosovës, citon Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit