-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Punësimi i emigrantëve në Gjermani, lehtësohen procedurat

Kryesoret

Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar.

Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.

Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë.

Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet. Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit.

Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani.

Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një “kartë shansi” bazuar në një sistem pikësh.

Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t’u njihet diploma nga Gjermania.

Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.

Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës.

Numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit