Mesfushori i kombëtares gjermane, Joshua Kimmich, ka treguar për një incident të pazakontë gjatë grumbullimit të skuadrës në Karolinën e Veriut, në SHBA, në kuadër të përgatitjeve për Botërorin.
Sipas tij, lojtarët kanë hasur një gjarpër helmues në ambientet e kampit stërvitor, çka ka bërë që ekipi të shtojë masat e kujdesit ndaj mjedisit përreth.
“Na thanë që ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh menjëherë në spital. Nuk mendoj se vdes, por është e rrezikshme,” deklaroi ai për mediat gjermane.
Kimmich shtoi se pas incidentit, futbollistët po tregohen më të kujdesshëm ndaj kafshëve të egra në zonë, duke theksuar se situata të tilla janë të pazakonta për ta gjatë grumbullimeve jashtë Evropës.
/5pyetjet.al









