-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ditë pas trazirave, çfarë po ndodh tek “MEK”? Prokuroria vihet në lëvizje

Kryesoret

Një ditë pas trazirave priten që të nisë marrja në pyetje, por edhe ndalimet, bazuar te deklarata e djeshme e drejtorit të policisë, Rrumbullaku. Prokuroria e Durrësit po kryen veprime hetimore për përplasjet në kampin “Ashraf” në Manëz të Durrësit.

Hetimet po bëhen pas pretendimeve të banorëve për dhunë policore por edhe për kundërshtim nga ana e tyre të punonjësve të policisë në tentativat për të ndaluar ekzekutimin e urdhrit të gjykatës së posaçme.

Të paktë 6 persona janë proceduar penalisht në radhët e muxhahedinëve. Ndërkohë sa i përket hetimeve të SPAK, që çoi në kontrolli  e djeshëm, mësohet se ky hetim është regjistruar për disa vepra penale.

Prokuroria e Posaçme ka dyshime se disa anëtar të MEK janë përfshirë në aktivitet kriminal ndërsa veprat penale për të cilat po hetohet janë: Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike; Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike; Ndërhyrje në sistemet kompjuterike, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit