Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një tjetër ankim të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me ligjshmërinë e arrestimit të tij.
Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë, që e deklaroi të ligjshëm arrestimin e tij. Dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi një kërkesë të Fredi Belerit për zëvendësim të masës së sigurimit, më të lehtë se ajo e arrestit me burg.
Fredi Beleri u arrestua në Himarë 3 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit për blerje votash. Megjithatë, pavarësisht se ndodhej në qeli, Fredi Beleri arriti që të fitojë Bashkinë e Himarës.