Rebelimi i armatosur i shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, është përshkallëzuar në mënyrë dramatike në orët e fundit, aq sa detyroi Presidentin rus Vladimir Putin që t’i drejtohej kombit me një video-mesazh, duke premtuar ndëshkimin e atyre që i konsideroi tradhtar.
Dikur ish-aleat dhe kuzhinieri personal i Putin, shefi i Wagner duket se e ka prerë në besë kreun e Kremlinit, aq sa ky i fundit u shpreh se ajo që po ndodh është “thikë pas shpine për Rusinë”.
“Jam gati të vdes”, kreu i Wagner përparon në Rusi, misioni? Të rrëzojë Putin!
Ndërkohë, zhvillimet e fundit trgojnë se Prigozhin ka shtënë në dorë plotësisht Rostovin, me tanket e Wagner të drejtuar nga selia ushtarake e rajonit. Përveç kësaj zone strategjike ai pretendon se gjatë orëve të para të së shtunës ka marrë nën kontroll edhe objektet kryesore ushtarake në qytetin e Voronezh, që gjendet rreth 310 milje larg Moskës.
Putin del në konferencë: Tradhtarët do të shtypen, do të gjykohen e dënohen!
Prigozhin tha në një video se ai ndodhet në Rostov-on-Don, në Rusinë jugore, afër kufirit me Ukrainën, dhe se forcat e tij kanë kontrollin e objekteve ushtarake dhe aeroportit atje. Ai u zotua të bllokojë Rostovin dhe të shkojë në Moskë nëse ministri rus i Mbrojtjes dhe gjenerali i lartë nuk takohen me të në qytet, ku është selia e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë.
Putin nis hakmarrjen, bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg
Rostov-on-Don është pikë strategjike sepse selia e tij ushtarake koordinon operacionet në Ukrainë, ka thënë një ish-oficer i inteligjencës së ushtrisë britanike. Lëvizja e Prigozhin vjen pasi ai tha se luftëtarët e tij po hynin në rajonin e Rostovit të premten dhe se Garda ruse dhe policia ushtarake i janë bashkuar grupit Wagner.