Ditën e sotme u njoftua se Forcat e Ndërhyjes së Shpejtë kanë zhvilluar një aksion gjatë natës për kapjen e personave problematikë.
Ndërkohë dyshohet se në mesin e personave të kërkuar është edhe Talo Çela.
Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe dyshohet se mund të jetë fshehur në Elbasan.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.








