-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovës heq vizat për shtetasit e Singaporit

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ditën e sotme ka marrë vendim për heqjen e vizave ndaj shtetit të Singaporit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë.

“Paraqes para jush kërkesën që shtetasve të Singaporit u mundësohet të lirohen nga pajisja me vizë për hyrje transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 90 ditë për një periudhë gjithsej pre 6 muajsh.

Propozojmë që të zbatohet i njëjti regjim i vizave dhe e njëjta procedurë për hyrje, kalim, transit në territorin e Republikës së Kosovës ndaj shtetasve të Singaporit”, ka thënë Gërvalla.

Nga ky vendim i miratuar për heqjen e vizave tani shtetasit e Singaporit do të mund të qëndrojnë për 90 ditë në Kosovë brenda një periudhe 6 mujorëshe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit