-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti i fuqishëm godet “Unazën e Zjarrtë”! Viktima dhe të plagosur

Kryesoret

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi ishullin indonezian Java të premten mbrëma, duke plagosur të paktën 10 persona dhe një tjetër vdiq, thanë shërbimet e urgjencës.

Tërmeti shkaktoi dëme të vogla materiale në qindra shtëpi, zyra, shkolla dhe objekte shëndetësore në provincat Yogyakarta dhe Java Qendrore, tha qeveria.

Agjencia gjeofizike e Indonezisë tha se tërmeti, i cili kishte një thellësi fokale prej 25 kilometrash, u ndje në disa qytete në provincën Yogyakarta si dhe në Java lindore dhe qendrore, ishulli më i populluar i Indonezisë.

Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunam. Indonezia, në Azinë Juglindore, ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e zjarrit e Paqësorit”, një rajon shumë sizmik ku pllaka të ndryshme tektonike përplasen dhe shkaktojnë shumë tërmete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit