-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca ndërkombëtare, Agim Nesho: Ideja e Ramës e rrezikshme

Kryesoret

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho krition ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me idenë e një konference ndërkombëtare për Kosovën, duke thënë se është shumë e rrezikshme pasi iu jep serbëve mundësinë për të diskutuar çështjet historike tashmë të mbyllura më 1999 dhe 2008.

Në një intervistë për KosovaPress, Nesho thotë se Rama nuk duhet të kishte propozuar as draft për Asociacionin ndërsa komenton edhe masat ndëshkuese ndaj Kosoves të vëna nga Bashkimi Evropian.

Prej 26 majit situata në komunat më veriore të Republikës është tensionuar, ndërsa gjatë kësaj kohe kemi parë një rol shumë aktiv të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në zgjidhjen e kësaj situate. Fillimisht, ai propozoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e më pas propozoi mbylljen e liderëve në një konferencë deri në zgjidhjen e situatës.

Nesho, që shërbeu në OKB në vitet kur po ndodhnin ndryshimet historike në Kosovë 1997-2006, thotë se Rama “nuk ka aftësi intelektuale” të jetë i përfshirë në projekte të tilla dhe se me këto ide nuk po i shërben interesit kombëtar.

Ambasadori shqiptar thotë se Asociacioni është thjesht një tjetër mjet i presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të mbajtur një konflikt artificial në veri të Kosovës.

Ideja tjetër e kryeministrit Edi Rama për një koferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, për ambasadorin Nesho është e papranueshme. Sipas tij, këto janë ide që i shërbejnë vetëm projekteve serbo-ruse për ndryshime të reja gjeopolitike në Ballkan.

Nesho deklaron për KosovaPress se presidenti serb Vuçiç dëshiron që të mbajë në pafundësi situatën nën tension në veri me shpresën që një ditë edhe çështja e Rusisë të rikthehet dhe të bëhen ndryshimet gjeopolitike që ëndërron./KosovaPress

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit