Një sërë arrestimesh për vepra të ndryshme janë bërë sot nga policia e Fierit duke nisur me arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit me inicialet E. B., pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Forcat “Shqiponja”, në automjetin që drejtonte u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Përveç kësaj ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Arrestimi tjetër nga policia e Fierit lidhet me një 32-vjeçar me inicialet B. B., i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Po në flagrance u arrestua 39-veçari me inicialet D. S. banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Të gjitha materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.