-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biden vizitë javën e ardhshme në 3 shtete në Europë

Kryesoret

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nisë javën e ardhshme një udhëtim 5 ditor në tre shtete europiane, ndërsa ndalesa kryesore do të jetë Vilniusi i Lituanisë, ku ai do të marrë pjesë në takimin e e nivelit të lartë të NATO-s.

Gjatë takimit, udhëheqësit e vendeve perëndimore do të diskutojnë mbi hapat e radhës për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës në luftën ndaj Rusisë.

Udhëtimi i zotit Biden do të nisë në 9 korrik dhe do të përfundojë në datën 13. Fillimisht ai do të qëndrojë në Londër ku pritet të takohet me Mbretin Çarls dhe kryeministrin Rishi Sunak.

Shtëpia e Bardhë tha se në këto takime synohet “forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve”.

Më pas, presidenti do t’i drejtohet Lituanisë për takimin dy dytor të nivelit të lartë të NATO-s ku udhëheqësit e 31 vendeve anëtarë të aleancës ushtarake perëndimore do të diskutojnë mbi kundërofensivën e Ukrainës për të çliruar territore në pjesën juglindore të vendit, që Rusia e kontrollon që prej fazave të para të agresionit rreth 16 muaj më parë.

Vendet e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Ukrainë, por sulmet ajrore ruse kanë vazhduar të shkaktojnë vdekjen e dhjetra civilëve ukrainas edhe pse forcat e Kievit kanë rrëzuar qindra raketa ruse.

Pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s, Presidenti Biden shkon në Helsinki, të Finlandës, për të shënuar anëtarësimin e saj në aleancën ushtarake në prill të këtij viti dhe për të zhvilluar takime me udhëheqësit e vendeve nordike./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit