Anëtarët e Shërbimit Sekret amerikan kanë gjetur një substancë në trajtën e pluhurit të bardhë të dyshuar si kokainë në Shtëpinë e Bardhë të dielën.
Gjetja e lëndës narkotike ka ndodhur gjatë një kontrolli rutinë të anëtarëve të Shërbimit Sekret në shtëpinë presidenciale.
Kjo gjë pasoi me evakuimin e godinës në një kohë kur presidenti Biden në fakt nuk ndodhej aty.
DailyMail raporton se lënda narkotike u zbulua në bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë.
Zbulimi erdhi dy ditë pasi djali i Joe Biden, Hunter, 52 vjeç, vizitoi Shtëpinë e Bardhë, pra të premten. Kjo gjë që ka nxitur reagimin e konservatorëve të cilët po spekulojnë se ishte djali i presidentit ai që futi drogën në Shtëpinë e Bardhë.