Reperja e njohur Loredana Zefi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se reperja ka rigjetur sërish dashurinë.
Mirëpo lajmin e ëmbël e ka konfirmuar së fundmi vetë reperja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar në Intagram një foto duke u puthur në buzë me një djalë, identitein e së cilit nuk e ka bërë publike duke publikuar vetëm një pjesë të fytyrës së tij.
Ndonëse reperja ka vendosur që ta mbajë të fshehtë imazhin e të dashurit të saj të ri, në rrjet po qarkullojnë zëra se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie me futbollistin e njohur gjerman Karim Adeyemi.
Aludimet se dyshja janë në një lidhje me njëri-tjetrin nisën pasi futbollisti ndjekte në rrjetet sociale të gjithë vëllezërit e reperes, ndërsa u shtuan kur artistja ndoqi live ndeshjen finale të A-juniors në failed e Kupës Rajonale të Federatës Qendore të Futbollit të Zvicrës së bashku me futbolllistin.
Për të mos mjaftuar artisja së fundmi gjithashtu ka publikuar në Instagram një foto të Krim të përqafuar me vajzën e saj Hanën.
Mirëpo asnjëri nga ata akoma nuk ka konfirmuar lajmin se janë në një lidhje së bashku.