7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi me Kurtin, Lajçak: U pajtuam që procesi duhet të vazhdojë

Kryesoret

Emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me presidenten Osmani ka zhvilluar një tjetër takim me kryeministrin, Albin Kurti.

Lajçak u shpreh se në takim Kurti i paraqiti pikëpamjet e tij për shtensionim e situatës në veri. Ai gjithashtu shtoi se i kishte paraqitur pikëpamjet e veta në lidhje me gjendjen në vend.

“Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë.

Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim”, tha Lajçak.

Emisari shtoi se BE-ja nuk është e gëzuar për këtë pozicion të Kosovës që të vendosin masa.

“Ne nuk jemi fare të gëzuar që vihemi në këtë pozitë për të vendosur këto masa. Qëllimi i bisedës ishte që të arrojmë te pika që të hiqen masat dhe të arrijmë te pika paraprake.

Ne do të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje. Ai  paraqiti pikëpamjen e tij, ndërsa unë prezantova idetë e mija dhe kjo është arsyeja se pse zgjati takimi.

Por, ishte i rëndësishëm për të na ndihmuar që t’i kuptojmë qëndrimet e njëri-tjetrit më mirë dhe u pajtuam që procesi duhet të vazhdojë”, ka deklaruar emisari evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit