Thellohet bilanci i atentatit mbrëmë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. I plagosur nuk ka mbetur njëri, por të dy djemtë e shënjestrës, Gentjan Bejtja.
Viktima është Ramazan Sino 29-vjeç. I plagosur mbeti kunati i tij, Gentjan Bejtja, që ishte edhe shënjestër dhe dy djemtë, njëri 13 dhe tjetri 8-vjeç.
Sino kishte qenë tek shtëpia e kunatit dhe po dilte për t’u kthyer në banesën e tij në momentin që është përballur me plumbat duke humbur jetën në vend.
29-vjeçari vdiq në vend, Bejtja me dy djemtë shpëtuan. Fëmijët i kapën plumbat nga këmbët. Në shtëpi ishin tre fëmijët e Bejtjës, por i vogli fatmirësisht nuk është lënduar.
“Ramazanin e vranë”! Lot dhe dhimbje në Krujë, familja hap dyert e mortit