-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Një letër për studentët e mjekësisë dhe jo vetëm

Kryesoret

Të dashur studentë që po protestoni,

Së pari, dua t’iu them se unë jam me ju, pasi unë jam me çdokënd që zgjedh të reagojë kur mendon se i janë shkelur të drejtat.

Unë jam me ju, kur ju thonë se ju jeni shkolluar “qyl”, me paratë e taksapaguesve, dhe duhet t’ia ktheni popullit mbrapsht shërbimin.

Kjo nuk është e vërtetë. Ju po shkolloheni me taksat që kanë paguar edhe prindërit tuaj, si të gjithë shtetasit ne kësaj republike, dhe keni të drejtë të shkolloheni “qyl“.

Por unë unë dua t’u sjell në kujtesë “diçka”.

Në këtë vend ka shumë njerëz që nuk marrin shërbim mjeksor. Ata jetojnë në ato që quhen zona të thella, e që janë vetëm pak orë larg Tiranës.

Sepse atje nuk preferon kush të shkojë të punojë. Njerëzit mund të mos kenë nevojë çdo ditë për avokat, inxhinierë, apo psikolog, por për mjekun kanë nevojë çdo ditë.

Ju keni zgjedhur të bëheni mjekë, por mjek nuk është thjesht profesion, ai është një mision, ai është shumë i bukur por edhe i vështirë.

Nëse ju keni zgjedhur të bëheni mjekë sepse do të fitoni shumë para në spitale, keni gabuar. Por nëse e keni zgjedhur sepse e ndjeni, atëherë t’u shërbeni njerëzve, është një gjë e bukur.

Ju jeni me mendjen për të ikur!

Ata që bëjnë ligjet për t’iu penguar dhe ata që ju nxisin të protestoni kundër atyre që bëjnë ligjet, janë pikërisht arsyeja pse ju doni të ikni. Një ikje që ka nisur me prindërit tuaj e, me gjasë, nuk do të ndalet.

Por të ikësh është dezertim, është dorëzim.

Më besoni!

Ndërsa përpiqem të jetoj në mënyrë të ndershme, shumë herë unë jam penduar që nuk ika nga ky vend kur isha në moshën tuj. Por shpejt kam hequr dorë nga pendimi dhe përpiqem të bëj më të mirën në punën time.

Ju doni të ikni sepse ky vend nuk ka shpresë!

Kjo është e vërtetë, edhe pse fataliste.

Por ju, NE, të gjithë bashkë duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të ndryshuar gjendjen tonë këtu. Unë e di, këtu ka padrejtësi, ka mungesë gare të ndershme, ka një mjedis mbytës pune e jetese, ka një mjedis ku më shumë harxhon energji për të eliminuar negativitetin e sistemit…Por të ikësh nuk është zgjidhja.

Unë e di që largimi nuk ndalohet me ligje, sepse nuk e ndaloi Enver Hoxha me vdekje. Unë e di që shumë do të ikin të ndjekin karrierën, por ikja “ nga sytë këmbët” është sërish fatale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit