Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas 32 orësh në lidhej me ngjarjen e dhunshme të regjistruar ditën e djeshme në orën 11 në Krujë mes fisit Rraja dhe Maja.
Në reagimin e tij Çuçi u shpreh se pamjet e dhunës janë të papranueshme dhe se askush nuk është mbi ligjin.
Ai shtoi se autorët nuk do t’i shpëtojnë përgjegjësive.
Çuçi gjithashtu shtoi se Policia e Shtetit ka kryer kontrolle në banesat e të dyshuarve, 4 persona janë arrestuar dhe po punohet për kapjen e 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
“Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.
Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje.
Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë,” thuhet më tej në reagim.









