-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna në Krujë, Berisha: Shtazore, dënoj krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Krujë ka ardhur edhe reagimi i ish-kryeminstrit, Sali Berisha.

Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Berisha e ka cilësuar shtazore dhunën e ushtruar ndaj Bilbil dhe Jashar Majës.

Në reagimin e tij Berisha shkruan se dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm.

“Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat.

Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara,” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit