Dua Lipa do të jetë fytyra e re e “Porsche” duke arritur kështu marrëveshjen më të madhe deri tani.
Këngëtarja e “New Rules” më parë ka qenë edhe imazhi i kompanisë së makinave luksoze “Jaguar”.
“Dua është një yll global. Porsche i ofroi asaj një marrëveshje me shtatë shifra që nuk mund ta refuzonte. Dua filloi të punojë me Jaguar në 2018 dhe ka arritur të fitojë një shumë të madhe parash. Ishte një ofertë vërtet emocionuese dhe ajo mezi pret të përfshihet,” shpehen burime pranë Duas.









