-sidi education-spot_img
19.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat në Kosovë: Shtohen forcat e policisë në pikën kufitare në Jarinjë

Kryesoret

Pasditen e sotme mediat e Kosovës kanë raportuar se në pikën kufitare të Jarinës janë dërguar forca të shtuara të policisë.

Shkak i këtij vendimi mësohet se policia ka marrë informacion për futjen në territorin e Kosovës një grupi i organizuar nga Serbia.

Zëvendëskomandanti për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani u shpreh se policia ka marrë informacion se në vend do të hynin një grup motoçiklistësh.

“Për shkak të së prishjes së mundshme të rendit publik, kemi dërgu policë atje”, tha Elshani.

“Autoblindat janë dërguar për çështje sigurie, për ruajtjen e rendit dhe ligjit. Kemi informacione se një grup motoçiklistësh mund të vijnë. Të shohim a po vijnë apo jo, dhe çka po ndodh. Policia është atje për ruajtje të rendit. Kaq,” shtoi ai.

Ndërkohë në mediat serbe sot është raportuar se motoçiklistë e “Misionit Bike Rock” u nisën për në Kosovë, në orën 10 të mëngjesit të sotëm, pasi ishin mbledhur pranë Kuvendit në Beograd.

Dhjetë ditë më parë në mediat serbe është raportuar për një grup të motoçiklistëve që kanë udhëtuar për 16 vjet me radhë në Kosovë për Vidovdan, të cilët sivjet nuk do të udhëtonin.

Ata më 28 qershor kishin shkuar pranë pikës kufitare në Jarinjë, ku kanë shpalosur flamurin serb në një kodër dhe kanë kënduar këngë nacionaliste.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit