-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O fisi Rraja o ne”, i dhunuari në Krujë: Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi

Kryesoret

Ditën e djeshme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Krujë ku disa persona të fisit të Rraja kanë dhunuar Jashar dhe Bilbil Majën pasi ata u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit të PS po u dëmtonte shtëpitë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona dhe është shpallur në kërkim djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Policia e shpalli në kërkim djalin e deputetit pas 33 orësh kur skandali mori dhenë

Ditën e sotme një nga të plagosurit Jashar Maja ka rrëfyer ngjarjen ku është shprehur se ai ishte duke pirë kafe bashkë me kushëririn e tij, Bilbil kur disa persona të fisit Rraja i kanë dhunuar brutalisht.

“Ishim duke pirë kafe me kushëririn kur na sulmuan.  Po bisedonim që plasjet e minave të jenë më të buta. Dy minuta pas kësaj bisede erdhi fisi Rraja e na sulmoi, me shkopinj bejsbolli. Na dhunuan e ofenduan në mënyrën më çnjerëzore,” u shpreh Jashar Maja.

Në kërkim për dhunën në Krujë, djali i deputetit probleme me drejtësinë

Ai gjithashtu kërkoi që të vihej drejtësi në lidhje me ngjarjes ose nëse kjo nuk ndodh do t’a bëjë vetë gjyqin.

“Unë kërkoj drejtësi nga shteti për këtë ngjarje që ndodhi. Nëse shteti nuk bën drejtësi, do të bëj vetëgjyqësi. Nëse nuk jepet dënimi i merituar do të bëj vetëgjyqësi.

O fisi Rraja, o ne në rrethin e Krujës, nuk i kam borxh. Unë kam dëmtime në shumë pjesë të trupit. Djali i xhaxhait tim ka më shumë dëmtime se unë”, ka deklaruar ai.

Dhuna në Krujë, policia: Në kërkim Rexhep Rraja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit