I dërguari i SHBA-ve në bisedimet Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar në një intervistë për televizionin kroat, HRT ka thënë se Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak kanë paraqitur tre hapa të thjeshtë për kapërcimin e situatës në veri të Kosovës.
“Hapi i parë është largimi i njerëzve nga rruga. Kryetarët e bashkive nuk duhet të zgjidhen për të tërhequr vëmendjen. Na duhen zgjedhje të reja me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve.
Ne kemi nevojë edhe për një afat kohor që pala serbe ta zbatojë pjesën e saj dhe një draft-statut për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë,” ka thënë Escobar.
“Nëse këto dy palë nuk e pranojnë planin e BE-së për qetësimin e konfliktit mund të ketë një krizë edhe më të madhe,” ka theksuar i dërguari i SHBA.