Mbrëmjen e djeshme roja Bregdetare ka zhvilluar një operacion shpëtimi pasi një skaf me 12 persona në bord u bllokua në det pas një defekti.
Skafi “Almena” sapo u bllokua në det kërkoi ndihmë për problemin që kishte hasur dhe brenda pak minutash në drejtim të tij u nis anija e Rojës Bregdetare.
Mjeti lundrues arriti të shpëtohet rreth 100 yard pranë “Kepit të Rodonit” dhe më pas të rimorkohet nga anija e Rojes Bregdetare.
Skafi me flamur shqiptar me 12 persona ndër të cilët 8 ishin fëmijë në bord u shoqërua për në Portin e Durrësit.
Mësohet se gjendja shëndetësore e të 12 personave është e mirë.