-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie helikopteri, humbin jetën 6 persona

Kryesoret

Një helikopter ka rënë gjatë një udhëtimi në Nepal e për pasojë humbën jetën 6 persona, përfshirë edhe 5 shtetas meksikanë, kanë njoftuar një zyrtar qeveritar atje.

Helikopter i “Manang Air” është rrëzuar pranë Likhu, në veri të kryeqytetit Katmandu.

“Manang Air” është një nga kompanitë e shumta që transporton turistë në majat e larta malore në Nepal, duke përfshirë edhe malin Everest.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur pesë trupa dhe janë ende në kërkim të gjashtit,” tha Teknath Sitoula, zyrtar i aeroportit në Katmandu.

Aksidentet ajrore janë të zakonshme në Nepal, ku shumë linja ajrore fluturojnë drejt aeroporteve të vegjël në kodra dhe male të largëta, të mbuluara me re dhe të shkëputura nga rrugët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit