Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur së fundmi se në të ardhmen perëndimi do të paraqesë truk në lidhje me Kosovën.
“Do të shihni një “truk” të cilin do ta paraqesin disa nga perëndimi e që është “kthehuni dhe bisedoni normalisht, ne kemi arrestuar 40 serbë, i kërcënojmë pak se do të vazhdojmë t’i arrestojmë, por de-eskalimi është kur tërhiqen 25 për qind e diçkaje.
Askush nuk e di se çfarë do të thotë kjo, por ata po kërkojnë arsye të mjaftueshme për të fajësuar Serbinë, sepse duhet të mbrojnë “beben” e tyre”, u shpreh Vuçiç.
Presidenti serb gjithashtu shtoi se ka dërguar një kërkesë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për takim dhe se pret që takimi me të të mbahet në ditët në vijim.