-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky në konferencë me Stoltenberg: Do të doja të kisha sukses në samit…

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e NATO-s tha se diskutimet e tij me aleatët në samitin kanë qenë të mira, por theksoi qëllimin e tij përfundimtar për pranimin e Ukrainës.

“Mund të themi se rezultatet e samitit janë të mira, por nëse marrim një ftesë, ato do të ishin më e mira”, tha Zelensky.

Ne e vlerësojmë shumë njohjen se Ukraina nuk do të ketë nevojë për një plan aplikimi për anëtarësim në rrugën e saj drejt NATO-s. Do të doja të kisha sukses në këtë samit për të gjithë, për ushtarët tanë, për qytetarët tanë, për fëmijët tanë, për të gjithë”, shtoi ai.

NATO ka lehtësuar rrugën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, por nuk ka ofruar një kornizë kohore specifike.

I pyetur për vendimin e SHBA për të dërguar municione thërrmuese në Ukrainë, Zelensky falënderoi presidentin amerikan Joe Biden.

“E di që ishte një sfidë në Shtetet e Bashkuara, ishte një sfidë në kongresin amerikan dhe ka njerëz që nuk po ndajnë mbështetjen në lidhje me municionet thërrmuese. Por unë dua që ne ta shohim këtë nga një këndvështrim tjetër, nga një këndvështrim drejtësie,” tha Zelensky.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit