5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Daily Mail” jehonë dhunës në Kuvendin e Kosovës

Kryesoret

Dhuna dhe përleshja fizike mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka marrë reagime të shumta jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria por ka marrë një jehonë edhe në mediat e huaja.

Për mes një shkrimi Daily Mail raporton se përleshja fizike mes deputetëve filloi kur Mergim Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës iu afrua kryeministrit Albin Kurti, të cilin e spërkati me ujë.

Mjaftoi ky veprim që deputetë të opozitës dhe pozitës të përleshen fizikisht, duke detyruar edhe sigurimin që të futet brenda sallës për ta vënë nën kontroll situatën.

Kjo vjen pasi partitë opozitare kanë kritikuar politikat e Kurtit në veri të Kosovës për të cilat ata pretendojnë se kanë tensionuar marrëdhëniet me aleatët perëndimorë.

Të mërkurën, Kurti njoftoi se do të zvogëlojë numrin e policëve specialë të vendosur jashtë katër ndërtesave komunale në zonat me shumicë etnike serbe në veri të Kosovës dhe do të mbajë zgjedhje të reja për kryetar komunash në secilin prej qyteteve.

Por masa ka zemëruar opozitën, e cila argumentoi se Kurti ‘eksperimentoi’ për muaj të tërë dhe rrezikoi pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Para incidentit zëvendës kryeminisitri, Besnik Beslimi grisi një vizatim që tallej me Kurtin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit