-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera me inceneratorët, SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për arrestimin e Ahmetajt

Kryesoret

SPAK dërgon në Gjykatë kërkesën për masën ‘Arrest në burg’ për Arben Ahmetajn. Kjo lëvizje vjen pak orë pasi, Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Në seancën e posaçme plenare, 117 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt, duke i hequr kështu imunitetin e deputetit. Surpriza ishin 3 ligjvënësit e opozitës, Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, të cilët abstenuan.

Kujtojmë se, sot për herë të parë, kryeministri Edi Rama, me një mesazh publik drejtuar qytetarëve, ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin, e një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, siç edhe ai e quan, ish-ministrin e ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë, i cili votoi sot në Kuvend, pro kërkesës së SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt, tha se iu vu para një dosje e një punë voluminoze hetimore, ku kishte dyshime të mjaftueshme që mos të pengonin prokurorinë për të kryer kontrolle e lejuar arrestimin e ish-ministrit.

Ndryshe nga sa veproi me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në 2017, kur PS nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit, pasi sipas Ramës prokuroria nuk kishte bërë asnjë hetim, këtë herë, shtoi kreu i qeverisë, ishte një rast kur kërkesa e prokurorisë duhej miratuar pa asnjë ndryshim. Tani, tha Rama, drejtësia do të thotë fjalën e fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit