Policia e Elbasanit ka finalizuar një tjetër operacion ditën e sotme ku ka vënë në pranga 1 person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi kishin planifikuar të vidhnin një banesë.
I arrestuari është 23-vjeçari me inicialet A. M. ndërsa bashkëpunëtori i tij 44-vjeçari me inicialet M. I. arriti të arratisej dhe u shpall në kërkim.
Nga hetimet rezultoi se ata kishin siguruar mjetet për kryerjen e vjedhjes në një banesë në lagjen “Skënderbej”.
Në afërsi të banesës ku synohej të vidhej u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjeti i përdorur për të shkuar drejt banesës ku do të kryhej vjedhja, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, municion luftarak, si dhe një radio si e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.