-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reduktimi i policisë në veri, KFOR: Përgjegjësi e institucioneve të Kosovës

Kryesoret

KFOR-i do të koordinohet me Policinë e Kosovës për mundësinë e reduktimit të mëtejmë të pranisë policore në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Misioni paqeruajtës i NATO-s thotë se reduktimi i i pranisë policore sipas marrëveshjes së fundit është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se Policia do t’i marrë vetë vendimet për këtë çështje.

Kosova e ka reduktuar për 25% prezencën e Policisë në dhe rreth objekteve komunale në bazë të një marrëveshje të arritur në fillim të kësaj jave ndërmjet zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit dhe emisarit të Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas kësaj marrëveshje, Policia e Kosovës do të bëjë rregullisht vlerësime të përbashkëta të sigurisë me EULEX-in dhe me KFOR-in sipas rastit, për të vlerësuar mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore atje.

KFOR-i iu përgjigj interesimit të Gazetës Express në lidhje me këtë. Në pyetjen se a duhet që Policia t’i marrë vendimet e kësaj natyre në koordinim, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se kjo çështje është “përgjegjësi e institucioneve në Kosovë”.

“Reduktimi i mundshëm prej 25% është përgjegjësi e institucioneve në Kosovë dhe bazohet në procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

“Njësitë e KFOR-it janë plotësisht të pajisura dhe të gatshme për ta përballuar çdo situatë”, thuhet më tej në përgjigje.

KFOR-i thotë se po vazhdon ta zbatojë mandatin e saj të marrë nga OKB-ja “në mënyrë të paanshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”./Gazeta Express

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit