-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këshilltari i Bislimit: Nuk është e vërtetë që iu refuzua pjesëmarrja në Tiranë

Kryesoret

Këshilltari për mediat i zv/kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu ka mohuar se i është refuzuar pjesëmarrja në Tiranë.

Ai tha se vizita nuk ka qenë e planifikuar duke i hedhur poshtë lajmet se i është refuzuar pjesëmarrja në këtë takim për shkak të protokollit.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë.

Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij.

Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit