-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthime të fuqishme në urën e Krimesë, ndalohet qarkullimi, të paktën 2 të vdekur

Kryesoret

Mediat ukrainase dhe ruse flasim për shpërthim në urën e Krimesë, ku deri tani raportohet për dy të vdekur. Sipas agjencisë Rbc Ukraine dhe kanalit pro-rus Gray Zone, shpërthimet ndodhën në orën 3:04 dhe 3:20 me orën lokale.

Ndërkohë qarkullimi në urën e Krimesë është ndërprerë, njoftuan autoritetet ruse gjatë natës pa specifikuar natyrën e aksidentit.

“Qarkullimi është ndërprerë në Urën e Krimesë: një emergjencë ka ndodhur në zonën e mbështetjes 145 nga rajoni Krasnodar; agjencitë e zbatimit të ligjit dhe të gjitha shërbimet përgjegjëse janë në punë,” shkroi udhëheqësi rajonal Sergey Aksyonov në Telegramin e tij, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sakaq autoritete turke shpresojnë se marrëveshja e grurit që skadon sot mund të zgjatet. Këtë e ka bërë të ditur sot nënpresidenti turk Cevdet Yilmaz, shkruan agjencia ruse e lajmeve Tass.

“Ne vazhdojmë përpjekjet për të zgjatur marrëveshjen. Vizita e planifikuar e presidentit rus Putin në Turqi mund të konsiderohet pozitive në këtë kuptim, shpresoj se do të ketë rezultate pozitive,” shtoi ai në një intervistë për kanalin televiziv A-Haber.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit