-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në Greqi: 1200 fëmijë evakuohen nga kampi veror

Kryesoret

Më shumë se 1200 fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi.

Dy vatra po përhapen në vend pas temperaturave të larta që kanë përfshirë kontinentin këto ditë.

Në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, rreth 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët i afrohen kampit të tyre.

Ndërkohë, policia arrestoi një burrë që dyshohet se ndezi një tjetër vatër në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.

Vatrat u ndezën nga erërat e forta, me qindra zjarrfikës që luftuan për të frenuar përhapjen e flakëve.

Greqia ka shënuar temperatura prej 40 gradë Celsius ditët e fundit.

Kujtojmë se Akropoli në Athinë, atraksioni më i njohur turistik i vendit, u mbyll gjatë orëve më të nxehta të së premtes dhe të shtunës për të mbrojtur vizitorët.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit